Shënimi i 8 MARS-it me MARSH për të DREJTA ТË GRAVE!

Në 8 mars, me respekt ndaj fitoreve të deritanishme të gruas për barazi gjinore, por të vetëdijshëm për dukuritë shoqërore dhe mangësitë sistemore të cilat rrezikojnë ekzistencën tonë si të lirë, të barabartë, me dinjitet dhe të sigurtë, këtë vit marshojmë nën slloganin „Ti nuk je fajtore!“ 8 Marsi është dita kur e festojmë çdo betejë, çdo zë, çdo rezistencë. Të nxitur nga rasti „Dhoma Publike“ Marshi i sivjetshëm për të drejtat e grave, me zë të lartë dhe pa dyshim ja përkushtojmë viktimave të dhunës të bazuar në gjini.
Ju ftojmë që të marshoni bashkë me ne duke filluar në ora 12 nga sheshi Filipi i dytë, përmes Urës së gurit, Sheshit Maqedonia deri te Parku Grua Luftare (Жена Борец) ku do ta përfundojmë marshin me një performanse për mbështetjen e viktimave. Shihemi ne marsh!

Komentariši

Vaša email adresa neće biti objavljivana. Neophodna polja su označena sa *

Translate »