Koçan 19 dhe 20 Prill 2022 – Hotel CITY IN Politika të ndjeshme gjinore, mjet për mbrojtjen e konsumatorit dhe promovues i drejtësisë sociale dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik!

  • Koçan 19 dhe 20 Prill 2022 – Hotel CITY IN Politika të ndjeshme gjinore, mjet për mbrojtjen e konsumatorit dhe promovues i drejtësisë sociale dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik!IQG ANTICO, në Hotel City Inn, në Koçan organizoi një trajnim interaktiv dyditor me temë: “Përfshirja e perspektivës gjinore në hartimin dhe monitorimin e politikave publike lokale për mbrojtjen e konsumatorëve dhe konsumim të qëndrueshëm”Në punëtori morën pjesë: Vendimmarrës-anëtarë të Këshillit Komunal, koordinatorja për mundësi të barabarta të grave dhe burrave në komunën e Koçanit, përfaqësues të sektorit të zhvillimit ekonomik lokal, ndërmarrjeve komunale dhe drejtorive relevante dhe administratës lokale. Nga sektori civil përfaqësues të organizatave të konsumatorëve dhe të shoqërisë civile, organizata që punojnë në fushën e barazisë gjinore, mbrojtjes së mjedisit dhe të drejtave të njeriut; 3. Përfaqësues të sektorit të biznesit (në fushën e sektorit privat) dhe aktorë dhe palë të tjera të interesit. (Inspektorati shtetëror i tregut, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë, media, etj.) Seminaret trajtuan tema dhe ushtrime mbi konceptet gjinore, kornizën ligjore institucionale, integrimin e perspektivës gjinore në politikat publike (të konsumit) dhe tema të tjera përkatëse. Suksesi i trajnimit u vlerësua nga pjesëmarrësit me notën: 95,56% të pikëve maksimale të mundshme.Moderatorë të trajnimit ishin: Aleksandra Jovevska Gjorcevic dhe Guner Basha Nebiu.Vlerë e shtuar e trajnimit është edhe interesimi i përfaqësuesve nga administrata lokale e NJVL-së Vinicë, të cilët me vetëiniciative morën pjesë aktive në të dyja ditët e trajnimit, si dhe pjesëmarrja e gazetarëve nga mediat lokale të Koçanit, në rol të dyfishtë. – si pjesëmarrës në trajnim, ndërsa ekipet e tyre televizive, realizuan një kronikë për qëllimet dhe përmbajtjen e trajnimit. Ngjarja u publikua në lajmet kryesore në TVK (Televizioni Kocanit) dhe TV Kanal 8- Koçan, gjatë dy ditëve të organizimit të trajnimit Trajnimi është aktivitet i projektit: “Konsumatorët për Qëndrueshmëri – Institucionalizimi i Dialogut për Politikat Lokale dhe Shërbimet e Shoqërisë Civile për Komunat dhe Biznesin” financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga ZENIT, ZKM; ANTICO dhe Dhoma e Vogël e Tregtisë.

Komentariši

Vaša email adresa neće biti objavljivana. Neophodna polja su označena sa *

Translate »